Rritja e transparencës dhe llogaridhënies
në financimin e OJQ-ve
|
|
Mirësevini në platformën qendrore qeveritare për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës.
Platforma ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës. Platforma ofron një mundësi kërkimi në të dhënat për mbështetjen financiare për OShC-të sipas viteve, institucioneve, OJQ-ve, etj.
Platforma menaxhohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit.
BAZA E TË DHËNAVE TË FINANCIMIT TË OJQ-VE
Këtu mund të kërkoni të dhëna për mbështetje financiare publike për OJQ-të në Kosovë që nga viti 2015. Të dhënat janë mbledhur nga raportet zyrtare të përgatitura nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Qeverisjes së Mirë, Ministia e Financave dhe në përputhje me kornizën rregullatore të miratuar nga ministia e Finacave.
Baza e të dhënave përfshin pasqyrimin për mbështetjen financiare të ofruar për OJQ-të nga të gjitha institucionet e nivelit qendrore si dhe në komunat e Kosovës. Të dhënat mund të kërkohen sipas viteve, institucioneve si dhe emri i OJQ-ve
Kjo pjesë e platformës ju ofron mundësinë për vizualizimin e të dhënave të grumbulluara nga sektorë të ndryshëm të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes mbi fondet publike të cilat iu janë dhënë Organizatave Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Përmes këtij moduli ju keni mundësinë të filtroni të dhënat dhe përfitoni pasqyrën e qartë të shpërndarjes së mjeteve.