Mbeshtetja Financiare Publike për OJQ
Menu
  • Ballina
  • Regjistrimi
    • Regjistrimi i te dhenave – F20
    • Importi
  • Baza e të dhënave
  • Statistika
    • Statistikat sipas ofruesve te fondeve
    • Statistikat sipas perfituesve te fondeve
    • Statistikat sipas fushave te pergjithshme
  • Dokumentet
    • Dokumentet
    • Thirrjet Publike
  • Kontakti
  • Ndihma
    • Identifikimi dhe orientimi ne platforme
    • Futja e te dhenave ne platforme
    • Importi i te dhenave permes F20
  • Kycu
  • Dalje
Menu

Mbështetja Financiare Publike për OJQ-të

Mirësevini në platformën qendrore qeveritare për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës.

Platforma ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës. Platforma ofron një mundësi kërkimi në të dhënat për mbështetjen financiare për OShC-të sipas viteve, institucioneve, OJQ-ve, etj.

Platforma menaxhohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, si institucioni përgjegjës për koordinimin e planifikimit dhe raportimit për shpërndarjen e përgjithshme të financimit publik të OSHC-ve, në përputhje me Rregulloren Nr. 04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat për financimin publik të OSHC-ve.

Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OShC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha institucionet buxhetore.

Publikimi i Raporteve për Financimin Publik të OShC-ve është vlerësuar lart nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit, duke theksuar se ky është një hap pozitiv drejt transparencës më të madhe të fondeve publike. Deri më tani, Zyra e Qeverisjes së Mirë në Zyrën e Kryeministrit ka publikuar raportet mbi financimin publik në vitet 2015-2016, 2017 dhe 2018.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike dhe krijimin e një besimi të ndërsjellë midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

Ne ju ftojmë të na dërgoni komentet dhe sygjerimet e juaja se si mund ta përmirësojmë Platformën dhe ta bëjmë atë më të përdorshme.

Me respekt,

Zyra e Qeverisjes së Mirë/Zyra e Kryeministrit

This website is owned by the Government of Kosovo and has been produced with the assistance of the European Union. Its contents can in no way be taken to reflect the views of the European Union - © 2025